Seriali “Sulltanesha Kosem” që po transmetohet aktualisht në TV Klan është një nga serialet më të ndjekur turk dhe që ka tërhequr vëmendjen e publikut që në seritë e para.
Një nga personazhet më interesantë e në fakt arsyeja e takimit të Sulltan Ahmetit me Anastasian, është Sulltaneshë Safija. Me siguri nuk e dinit por ky personazh është shqiptare.
Sulltaneshë Safija ishte bashkëshortja e Sulltan Murat 3 dhe një nga figurat më eminente të asaj kohe. Sulltaneshë Safija lindi në vitin 1550 në fshatin Rez të Dukagjinit. Në moshën 13-vjeçare ajo u prezantua para Sulltanit nga Sulltanesha Husmah (mbesa e Sulltanit të madhërishëm). Asaj iu vendos emri Safiye që do të thotë “e pastër” dhe u bë konkubinë e Sulltan Muratit. Në vitin 1566 Sulltaneshë Safija lindi Mehmetin 3, po në këtë vit vdiq edhe Sulltani i madhërishëm. Shqiptarja lindi 4 fëmijë me Sulltan Muratin.
Për disa vite Sulltaneshë Safija ishte e vetmja grua e Sulltanit. Mamaja e tij e këshilloi Sulltanit që për të mirën e Perandorisë të merrte edhe konkubina të tjera, por Sulltan Murati për disa vite zgjodhi të bëjë një marrëdhënie monogame vetëm me Sulltaneshë Safijen. Mamaja e sulltanit asokohe akuzonte Safijen se përdorte magjira për ta mbajtur sulltan Muratin vetëm për vete.
Kjo rezultoi në burgosjen dhe torturimin e shërbëtoreve të Safijes. Kështu Sulltan Murati u detyrua të pranojë dy konkubinat e reja që i prezantoi motra e tij. Safija nuk u bë aspak xheloze duke fituar akoma më shumë dashurinë e Sulltan Muratit i cili vazhdoi ta vlerësonte dhe të konsultohej me të mbi çështjet politike./Xing.al