Ina Kollçaku është njëra nga vajzat e rubrikës “Përputhen” në “E diell” e cila ka rënë shumë në sy jo vetëm për pamjen, por edhe inteligjencën. Bukuroshja bionde sot është biznesmene, por dikur ka qenë pjesë e botës së muzikës. Ina në vitin 2014 ka marrë pjesë në “Kënga Magjike” me këngën “Të dua të vështirë”. Më pas ajo publikoi disa videoklipe me një rrymë muzikore të veçantë. Ina dikur shprehej në intervista se kishte menduar ta vazhdonte karrierën në muzikë dhe kishte përgatitur projekte të reja. Mirëpo që prej vitit 2015 ajo nuk publikoi më asnjë videoklip dhe iu përkushtua biznesit. Pak muaj më parë ajo u bë pjesë e “Përputhen”, duke iu kthyer kështu televizionit e ndoshta në të ardhmen i rikthehet edhe muzikës./revistawho.com