• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme, Pa kategori

Nuk e besoj fare/ Horoskopi ditor hap debat mes Rudina Magjistarit dhe astrologes Meri

Besimi ose jo i horoskopit ditor ka hapur debat edhe në studion e Rudina Magjistarit, ku prezantuesja ka pohuar se ajo nuk e beson dhe as ka nerva ta lexoj përditë atë, për të marrë vesh sesi do të shkojë dita e saj.

Por astrologia Meri, e ftuar në studio ka reaguar menjëherë duke thënë se nuk është problemi i horoskopit, por i Rudinës, që i përket shenjës së virgjëreshës.

Rudina Magjistari: Atë horoskopin e përditshëm nuk kam durim fare Meri, nuk e di sesi e dëgjojnë përditë. Një herë në muaj është interesant ose ai vjetori, një herë në vit po.

Meri Shehu: Ju Virgjëreshët e keni sistemin nervor shumë delikat dhe nervozoheni. Merreni me shumë detaje, duke detajuar jetën në çdo moment normal që jeni të ngarkuar psikologjikisht.

Rudina Magjistari: Ka plot njerëz që mendojnë si unë.

Meri Shehu: Unë po flas astrologjikisht, nuk po flas si shoqe. Nuk e ke dëgjuar horoskopin përditë që ti të marrësh atë kulturën e të dëgjuarit përditë sepse përditë ndryshojnë renditjet e planetëve dhe çdo ditë ka ato nuancat dhe ngjyrimet e veta. Nëse do ta dëgjoje përditë, të paktën një ditë që do ngriheshe në mëngjes që nuk do ndiheshe mirë do thoje çfarë po ndodh.

Në studio ka qenë i ftuar edhe Bledi Strakosha i cili i pyetur nga Rudina Magjistari, ai është shprehur se nuk i beson horoskopit dhe se gjatë punës në televizion ka abuzuar shpesh herë me horoskopit. Ai tregon se për shkak të nxitimit ka lexuar edhe horoskopin e një dite më parë.