• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

“Nuk do zgjohem, po s’më puthe ti…” Banorët përfundojnë dënimin, përqafime dhe surpriza

‘’Big Brother” vendosi që të dënojë katër prej banorëve të cilët gjatë javës së shkuar kanë thyer rregulla të rëndësishme të shtëpisë.

Paloma, Iliri, Fifi dhe Arditi ”vuajtën dënimin” e tyre në një pjesë të shtëpisë, përtej luksit dhe pa asnjë komunikim me banorët e tjerë.

Pas rreth 48 orësh që qëndruan së bashku, ‘’Vëllai i Madh’’ vendosi që t’i bashkojë me pjesën tjetër të banorëve dhe t’i rikthejë të gjitha benefitet e mëparshme.

Pas dy netësh gjatë të cilave flinin larg njëri-tjetrit, Graniti kishte përgatitur një surprizë shumë të këndshme për Fifin.

Sapo u rikthye në dhomën e saj të gjumit ajo e gjeti krevatin e saj të mbuluar me petale dhe me disa qiri.

Pas këtij gjesti romantik ata janë përqafuar me njëri-tjetrin teksa Graniti i këndon: Nuk do zgjohem, po s’më puthe ti…