Nëse nuk jeni të gatshme për të lindur fëmijë dhe ndiheni në siklet të merrni pilula kontraceptive, së shpejti do të mund të pengoni ngjizjen – me çaj bimësh. Një prodhues britanik i çajeve është bashkuar me kompanitë farmaceutike, që me forca të përbashkëta të krijojnë gjeneratën e re të kontracepsionit hormonal. Dhe arritën zgjidhjen gjeniale. Në kuti ka 21 ose 28 qese të vogla, dhe secila syresh përmban dozën e duhur të hormoneve kontraceptive, si edhe tableta e zakonshme. Sipas vlerësimeve të tyre, deri në vitin 2026 kjo do të jetë metoda kryesore e përdorimit të kontraceptivëve oralë, ndërkaq “pilula” e mirë dhe e vjetër do të bëhet një e kaluar. Ndonëse askush nuk konteston veprimin kontraceptiv të kontraceptivëve të sotëm, shumica vlerësohen me dyshim rreth efekteve përcjellëse. /Telegrafi