• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Nuk do ta besoni nga është frymëzuar Ariana Grande për tatuazhin e saj më të fundit

Ditën e enjte këngëtarja e njohur Ariana Grande zbuloi tatuazhin e saj më të fundit. 25-vjeçarja ka treguar se ka bërë tatuazh një shprehje e inspiruar nga flimi i saj i preferuar ‘The Truman Show’ me aktorin Jim Carrey.

Bukuroshja publikoi në ‘Instastory’ edhe tatuazhin e mikes së saj, Courtney Chipolone, e cila ka po të njëjtën shprehje. “Në rast se unë nuk të shikoj, mirëdita, mirëmbrëma dhe natën e mirë”,- shkruhej në foton e publikuar në llogarinë në ‘Instagram’, duke zbuluar kështu shprehjen nga janë motivuar vajzat.

Kujtojmë se Grande ka treguar herë pas here se një nga pasionet e saj më të mëdha janë tatuazhet, ndaj ajo ka zgjedhur të shprehë një pjesë të historisë së saj personale me anë të tyre./revistawho.com

CLOSE
CLOSE