• youuinsttaaffccbb
TEST
4, Instant Articles, Lajme

Nuk dini si të kombinoni ngjyrat. Shihni si bën Jonida Maliqi dhe mësoni!

Ka nga ata që guxojnë me ngjyrat sapo koha ngrohet dhe pranvera troket. Megjithatë ka dhe nga ata që guxojnë me nuanca të ndezura dimër dhe verë. E kush më mirë se Jonida Maliqi, e cila njihet prej shumë vitesh për shijet e sofistikuar dhe një model ikonë mode, mund ta bëjë këtë.

Kombinimi i fundit i Jonidës ishin një palë pantallona në ngjyrë jeshile të ndezur, bluzë ngjyrë portokalli, taka me majë portokalli dhe një xhaketë me motive florale. Pa shumë fjalë, Jonida ka bërë që veshja të flasë për të dhe stinën. Edhe pak ditë më parë, Maliqi ndau një tjetër kombinimin me një fustan ngjyrë rozë të ndezur dhe takat blu duke lënë shumë pak vend për komente. Nga e verdha tek roza, lejlaja, jeshilja, e kuqja, bluja, Jonida ka treguar se të gjitha ngjyrat mund të rrinë më së miri me njëra-tjetrën, sidomos kur guxon po sa ajo./revistawho.com