“Bëmë mama, të të ngjaj”, shprehja që i shkon për shtat Kim Kardashian dhe vajzës së saj, North. Edhe pse është vetëm katër vjeç, ajo e di se çfarë është Youtube, dhe jo vetëm për të parë kukulla, por edhe se aty mund të bësh videot e tua dhe mund të fitosh para. Kim Kardashian ka treguar gjatë një interviste se North dëshiron që të ketë kanalin e saj zyrtar. “Ajo hapi kutinë e make up-it“My Little Pony ColourPop” dhe reagimi i saj ishte aq i bukur, dhe thoja me vete: Do doja ta regjistroja këtë moment. Pastaj vuri pak make up në fytyrë dhe më tha: Mami unë dua të bëj video në YouTube”, u shpreh Kim. Ndonëse kjo ide e ka entuziasmuar Kim, bukuroshja 37-vjeçare ka treguar se bashkëshorti i saj, Kanye West nuk është aspak dakord. Ajo madje shprehet se Kanye është shumë i shqetësuar se vajza e saj po ekspozohet shumë në media, kjo për shkak të popullaritetit të madh që ka familja Kardashian. “Unë nuk e di se sa ajo e dëshiron me të vërtetë këtë gjë… por gjithmonë jam në një luftë me veten se sa duhet ta ekspozojë dhe sa duhet ta “fsheh” nga mediat”, tregon Kim për Women’s Wear Daily. Në këtë botë virtuale që të gjithë jetojmë, është e pamundur t’u shkëputur nga rrjetet sociale, nuk e dimë se sa do ia dalë Kim me fëmijët e saj./Class