Këngëtarja e njohur, Jehona Sopi feston sot ditëlindjen e saj. Në këtë ditë speciale për artisten nuk ka munguar urimi plot dashuri nga mikesha e saj, Nora Istrefi.
“Një grua fisnike, një artiste e shkëlqyer dhe një nënë tejet e përkushtuar. Je thjesht inspirim. Gëzuar ditëlindjen Jenkirush. Të dua”, ka shkruar Istrefi krah fotos së Jehonës në ‘Instastory’.
Me siguri në llogarinë e Sopit kanë mbërritur dhe shumë urime të tjera nga të gjithë miqtë dhe të afërmit e saj, që janë kujdesur ta emocionojnë sa më shumë në këtë ditë speciale për këngëtaren./revistawho.com