Edhe pse i rrethuar nga femrat gjatë gjithë jetës së tij, Noizy asnjëherë nuk ka shprehur simpati për dikë. Ndryshe ka ndodhur këtë herë. Në një foto të postuar në Instagram në bluzën e reperit shihet fytyra e bashkëshortes së presidentit aktual të Amerikës Donald Trump, Melania Trump shkruan Intv. Ajo që bën përshtypje është se Melania është femra e vetme e njohur, fytyrën e së cilës 30 vjeçari e ka mbajtur në veshje deri tani. Të jetë kjo shprehje e simpatisë nga ana e reperit?