Teksa u duhet çdo ditë të mendojnë se çfarë supe të shëndetshme do t’i përgatisin djalit të tyre 9-muajsh Noah, Fatmës dhe Alfios u ka lindur një ide shumë e bukur për të gjithë bebat.
Me fotot nga zyra, teksa kanë nisur punën bashkë për ta finalizuar këtë projekt të radhës, dyshja na ka zbuluar se shumë shpejt do të sjellin një libër me receta për fëmijë.
“E gjitha nisi me “Cfare supe do bejme sonte per Noah-n?” ?
Vjen se shpejti nje liber me receta per femije, por qe do lumturoje mamat dhe babat qe gatuajne per te vegjlit e tyre! ?? ??
Çdo detaj po e kuroj une me shuume dashuri,se per recetat kemi mjeshtrin @alfio_rrotani ?
#cookingbook #comingsoon”, ka shkruar Fatma krah fotove të fundit ku shihet pranë Alfios. Epo punët duket se janë ndarë që tani, shefit të kuzhinës i takon të ndajë recetat dhe ingredientët, ndërsa mami Fatmës do i duhet të mendojë për të gjithë rrugën e librit deri tek mbërritja në duart e çdo prindëri.
Me siguri kjo ide do të jetë një ndihmë shumë e madhe për të gjithë mamatë dhe baballarët e rinj që hera herës janë në dyshime se ç’të përgatisin për të vegjëlit e tyre./revistawho.com