• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Noah është rritur tashmë dhe drekon së bashku me Fatmën dhe Alfion

E diela i përket familjes dhe këtë e ka treguar dhe shefi i kuzhinës, Alfio Rrotani në postimin e fundit. Alfio ka ndarë disa momente nga dreka me Fatmën dhe Noahn e vogël, duke shijuar kështu kohën e lirë krah njëri-tjetrit.

“Një drekë bashkë me familjen”, ka shkruar Rrotani krah postimit ku shihet dhe se është ai që drejton karrocën e Noah.
Në postim nuk kanë munguar pëlqimet e shumta, por dhe komenti i Fatmës e cila pohonte se ishte pranë çunave të saj të bukur.
Kujtojmë se Alfio dhe Fatma kanë ndarë herë pas here momentet më të bukura me të voglin e tyre, i cili duket se i ka dhuruar dyshes shumë lumturi./revistawho.com