• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Lajme

N’Kokë një produksion i madh, ku njerëzia vetëm sa fiton

Ndërsa të gjitha televizionet e tjera, qofshin ato kombëtare janë mbyllur në studio të vogla bisedash, ku mysafirët qarkullojnë sa në një derë në tjetrën, Radio Televizioni Shqiptar i është rikthyer traditës së spektaklit.

Një produksion i RTSH-së së bashku me Club Production kanë sjellë lojërat shpërblyese të larmishme, ku për herë të parë në Shqipëri paraqitet një format si “N’Kokë”.

Lojtarëve u duhet vetëm të dinë çmimet e produkteve në treg ose të kenë dëshirën për t’u zbavitur në çift ose në frup dhe i presin dhurata të shumta, të cilat mund të fitohen fare lehtë.

“N’Kokë” qysh në episodet e para po shënon audiencë të madhe, kurse kërkesat e audiencës së gjerë për t’u përfshirë në lojë janë me mijëra.

Në një klimë të ftohtë, në një situatë kursimi kudo nëpër ekranet kombëtare apo lokale, “N’Kokë” zgjedh sfidën e spektaklit klasik, pa banalitete, por me shumë argëtim dhe pse jo me mjaft para./revistawho.com