• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Këshilla, Lajme

Njihuni me tre recetat natyrale për zhdukjen e thinjave…

Sipas disa studimeve, shfaqja e thinjave vjen nga arsye të ndryshme që variojnë që nga stresi deri tek influenca gjenetike.

Gjithsesi shfaqja e thinjave, siç shpjegohet nga studimet mjekësore, vjen si pasojë e mungesës së melaninës në folikul, pigmenti i cili i jep ngjyrë flokut tuaj.

Në momentin që organizmi nuk e prodhon këtë pigment shfaqen thinjat si pasojë e çngjyrosjes së fijeve të flokut.

Ja disa receta tërësisht natyrale të cilat ndikojnë në rritjen e prodhimit te melaninës.

Receta 1

Ingredientët:

 

200 ml vaj lini

 

4 limona

 

3 thelpinj hudhër

 

1 kg mjaltë

 

Përgatitja: Në mikser hedhim limonin e zhveshur nga lëkura si edhe thelpinjtë e hudhrave. Pasi i kemi grirë shtojmë në të vajin e linit dhe mjaltin.

 

Masën e përftuar e përziejmë mirë dhe e hedhim në një kavanoz qelqi dhe e vendosim në frigorifer.

 

Këshillohet që kjo masë të hahet 2 herë në ditë përpara vaktit (një lugë gjellë)

 

Receta 2

 

Masazhoni skalpin e kokës suaj me gjalpë lope. Aplikojeni këtë masë dy herë në javë për dy-tre muaj rresht.

 

Receta 3

 

Miksoni një litër kos me një lugë gjelle maja birre. Masën e krijuar është mirë ta konsumoni përpara cdo vakti në një masë të konsiderueshme.