Telenovelat turke gjithmonë përpiqen t’i zgjedhin me kujdes protagonistët e tyre, të paktën kjo është vënë re nisur nga aktorët meshkuj të cilët me të vërtetë na magjepsin me pamjen e tyre.
Ne po ju tregojmë disa nga aktorët meshkuj më simpatik në Turqi.
Kıvanç Tatlıtuğ i njohur për publikun shqiptar për një sërë rolesh në telenovelat ‘’ Gümüs”, ‘’Dashuri e ndaluar’’, ‘’Kuzey Guney’’, ‘’Kurti dhe Sura’’. Ai është cilësuar si Brad Pitt-i i Turqisë falë tipareve të tij biond e sy kaltër, atipike në Turqi. Kıvançi është një nga meshkujt më sexy dhe më i paguari i telenovelave.
Engin Akyürek është gjithashtu një nga meshkujt më simpatik në Turqi. I njohur për publikun shqiptar me rolin e tij në telenovelën ‘’Fatmagul’, Engin ka qenë protagnist i shumë telenovelave të tjera mjaft të sukseshme. Së fundmi e kemi parë atë në telenovelën ‘’Diamante dhe Dashuri’’.
Ai përpara se të merrej me aktrim ka qenë një nga modelët më të mirë në Turqi, bëhet fjalë për aktorin simpatik Burak Özçivit, i njohur për rolin e tij në telenovelën ‘’Sulejmani i madhërishëm’’.
Kenan Imirzalioglu pasi fitoi simpatinë e publikut me anë të roleve tek “Ezel” dhe “Karaday”, u bë një ndër aktorët më të adhuruar jo vetëm në Turqi, por në të gjithë botën ku janë shfaqur serialet e tij. Por përpara se të bëhej aktor Kenan ka qenë mësues matematike, por pamja e tij mjaft tërheqëse e çoi atë në botën e televizionit.
Serkan Cayoglu është i fundit në listën tonë, si një nga aktorët më simpatik në Turqi. I njohur për rolin e tij në telenovelën ‘’Stina e qershive’’, madje ky ka qenë roli i tij i parë si protagonist, Serkani është bërë aktori i ri më i adhuruar nga femrat në Turqi.