Vendi ynë sot do të karakterizohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash por që mundësitë për reshje shiu janë të pakta. Moti i kthjellët do të vazhdojë edhe në ditët në vazhdim. Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do variojnë: në zonat malore nga -1ºC deri në 09ºC, në zonat e ulëta nga 06ºC në 18ºC dhe në zonat bregdetare nga 11°C në 19ºC.
Era do të fryejë në drejtim jugor me forcë valëzimi deri në 4 ballë.