• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Njihuni me efektet terapeutike të muzikës

Muzika përveçse shërben për të qetësuar veshët dhe shpirtin, bën shumë mirë edhe për shëndetin në përgjithësi. Ekspertët dhe muzikantët profesionistë sugjerojnë se dëgjimi i muzikës ka efekte terapeutike.

Muzika u ndihmon të luftoni stresin dhe depresionin, duke qenë se ajo ul nivelin e kortizolit (hormoni i stresit). Psikiatristët thonë se në rastet e një depresioni akut, muzika mund të shërbejë si një suplement përkrah ilaçeve. Njerëzit këshillohen që të zgjedhin këngët e perferuara dhe t’i këndojnë, sepse kjo i ndihmon për të përballuar stresin. Nuk ka rëndësi nëse keni zë të bukur apo jo, thjesht këndoni, sepse kjo ndikon në humor dhe u relakson.

Përveç kësaj muzika rrit imunitetin, sepse mendohet se duke dëgjuar një këngë nivelet e antitrupave rriten duke reduktuar hormonin e stresit, që është përgjegjës për dobësinë e imunitetit. Gjithashtu muzika lehtëson dhimbjet akute, rrit vetvlerësimin dhe u bën të nidheni të motivuar. /revistawho.com