• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Njihuni me beben e re të familjes mbretërore angleze

Në faqen zyrtare të familjes mbretërore është publikuar lajmi se Princeshë Eugenie u bë nënë e një djali. Fëmija erdhi në jetë ditën e sotme rreth orë 8 të mëngjesit në ‘The Portland Hospital’. Babai i fëmijës ka qenë prezent gjatë lindjes. Lajmi sigurisht ka shkuar në fillim te mbretëresha e më pas tek anëtarët e tjerë të familjes mbretërore.

Ky është fëmija i parë për Princeshë Eugenie dhe Jack Brooksbank dhe stërnipi i 9-të i mbretëreshës Elisabeth dhe Dukës së Edinburgh. Nëna dhe fëmija gëzojnë shëndet të plotë, ndërkohë që së shpejti pritet të dalin fotot e para të tyre dhe të zbulohet emri i djalit./revistawho.com