Në vitin 2014, aktori simpatik i serialit ‘Ertugrul” Engin Altan Düzyatan la pas divorcin me aktoren e serialit ‘Shamikuqja” Ozge Ozpirincci për t’u martuar me bukuroshen Neslishah Alkoclar, e cila së fundmi është bërë po aq e famshme sa bashkëshorti i saj aktor.
Siç shkruajnë mediat turke, tashmë të gjithë duket se janë çmendur pas Alkoclar, pasi mësohet se ajo është bombarduar me oferta për reklama.
Kompani të shumta turke e kanë kërkuar bashkëshorten e aktorit si imazh të reklamave të tyre dhe jo vetëm atë, por tashmë edhe djalin e çiftit, të quajtur Emir Aras. Deri më tani, Neslishah është shfaqur në disa reklama dhe mësohet se po shqyrton ofertat që i janë propozuar./xing.al