Ajo është vajza e Roman Abramovich, biznesmenit rus më të pasur në Britani dhe pronarit të “FC Chelsea”. Por Sofia Abramovich është një adoleshente që nuk ka pranuar të jetë pjesë e tapetit të kuq, romancave apo eventeve të mëdha. Vajza mund të zgjedhë të ketë çfarë të dojë, sepse pasuria prej 1 bilioni ia lejon. Sofia shkon në shkollë me helikopter ose ‘Range Rover’ personal. Shpenzimet e çmendura për festat apo argëtimet e saj, veshjet ose pushimet bëjnë që atë ta kenë zili shumë adoleshentë. Fundja ajo është vajza bilionere e babit dhe zemra e saj i përket vetëm atij.