• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Njihuni me 5 trendet e bukurisë që do të mbizotërojnë në 2019-tën

Viti i ri sapo ka mbërritur dhe është koha e duhur për t’u njohur me të gjithë trendet kryesore të 2019-tës. Ekspertët e grimit kanë zbuluar se këtë vit do të mbizotërojë ‘look’-u njëngjyrësh me shkëlqim. Gjithashtu do të ketë një rikthim të trendeve të mëparshme, por për më shumë mund të njiheni me disa prej tyre më poshtë.

1.Shkëlqyesi i buzëve dhe syve do të rikthehet sërish këtë vit. Kohët e fundit buzëkuqi ‘matte’ ka qenë më i preferuar, por në 2019-tën duhet të hiqni dorë prej tyre dhe të përdorni më shumë shkëlqyes.

2.Ngjyra e koralit do të jetë ngjyra e vitit 2019-të, që do të përdoret shumë, jo vetëm në veshje, por edhe në ‘make up’.

3.Këtë vit duhet të tentoni për një pamje minimaliste. Përdorni ngjyra sa më neutrale për buzët dhe sytë.

4.Duhet të përdorni ngjyrën e pjeshkës, bronzit dhe rozë-flori.

5.Një trend shumë interesant i këtij viti do të jenë sytë ylber. Ndriçoni pamjen tuaj duke përdor ngjyra të gjalla të ndritshme. /revistawho.com