• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

“Njeriu im në këtë jetë dhe në çdo jetë tjetër”, Arilena Ara i dedikon fjalë zemre mikut të saj më të mirë

Edhe pse rrjetet e saj sociale janë të fokusuara tek puna dhe projektet e saj, ka momente speciale kur Arilena ia dedikon hapësirën e saj njerëzve më të dashur. Së fundmi, ajo ka publikuar një foto pranë menaxherit, Popi Kola, që përveç se bashkëpunëtori më i ngushtë, eshtë edhe miku i saj më i mirë dhe i ka dedikuar disa fjalë zemre me rastin e ditëlindjes. “Përtej përjetësisë! Gëzuar ditëlindjen lumturia ime e pafund! Njeriu im në këtë jetë dhe çdo jetë tjetër! Të dua sot dhe për një mijë përgjithmonë”, shkruan Arilena. Lidhja e tyre duket qartë se është mjaft e ngushtë dhe e rrallë, madje ata janë gjithmonë në prani të njëri-tjetrit.