• youuinsttaaffccbb
TEST
3, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Njëjtë si Meghan dhe Harry, Armina ndan me të gjithë kartolinën e Krishtlindjeve krah Shkëlzenit

 

Kartolina e Krishtlindjeve është një traditë, të cilën e kemi parë se e respekton rregullisht familja mbretërore. Megjithatë këtë vit, duket se dhe ‘bloggerja’ e njohur, Armina Mevlani ka zgjedhur t’i urojë festat në të njëjtën formë. Ajo ka publikuar një foto të kapur poshtë pemës së Vitit të Ri, ku shfaqet pranë partnerit të saj, Shkëlzen Berisha dhe maces së saj të preferuar. Ajo çfarë bie në sy është pamja me të cilën dyshja është shfaqur, të dy të veshur me pizhamat e Krishtlindjeve.
“Kartolina e Krishtlindjeve. Gëzuar Krishtlindjes nga familja jone tek e juaja, me dashuri Armina dhe Zeni”, ka shkruar Mevlani në postimin e fundit i cili ka marrë menjëherë shumë pëlqime dhe komente.
Kujtojmë se në një intervistë të dhënë disa muaj më parë në ‘Ftesë në 5’, Armina tregoi se ishte gati të martohej dhe të kishte fëmijë në vitin e ardhshëm./revistawho.com