Ishte 26 janar i 2020-ës kur Kobe Bryant, e bija Gianna dhe 7 njerëz të tjerë humbën jetën në një përplasje me helikopter në Los Angeles. Një vit ka kaluar dhe është e pamudnur që Kobe të harroet nga bota, por mbi të gjitha nga ai qytet.
Los Angeles është Kobe, sepse karakteri i qytetit njihet me kampionin, kanë shkruar mediat. Ky qytet është ai që bën ëndrrat realitet, aty ku njerëzit vijnë dhe mundohen për të bërë ëndrrat realitet. Sot Kobe ka pushtuar çdo cep të Los Angeles, si një nga basketbollistët më të mirë në histori, që humbi jetën në mënyrë të papritur duke lënë pas fëmijët dhe bashkëshorten.
Më tej ju tregojmë si duket Los Angeles cep më cep, sot, një vit pasi Kobe humbi jetën dhe la pas një boshllëk të madh për botën e sportit dhe çdo adhurues të punës dhe pasionit të tij./revistawho.com