Mes lajmeve më të lexuara kanë qenë dhe ato të cilat pesonazhet e njohur apo burime të Revistës Who kanë siguruar, duke sjellë kështu për lexuesit ekskluzivet më interesante rreth të rejave të çdo personazhi publik.
Në një vit ku edhe ndryshimet nga njëri format në tjetrin për moderatorët kanë qenë të ndryshme, propozimet apo lajmet e shtatzënive kanë qenë përherë të konfirmuara për Revistën Who.
Më poshtë ju sjellim një listë të të gjitha lajmeve ekskluzive në ‘RevistaWho.Com’ që na diferencuan në çdo moment nga çdo burim tjetër informacioni:
1- EKSKLUZIVE / Zbulohet historia e dashurisë së Kledi Bahitit me prezantuesen bukuroshe
Në muajin mars burime për revistën ‘Who’ konfirmuan lajmin se Kledi ishte duke përjetuar një histori dashurie me moderatoren e ‘RTSH’, Pejana Elezi. Tanimë dyshja janë prindër të një djali të sjellë në jetë vetëm disa javë më parë.
2- EKSKLUZIVE / Olta Gixhari është shtatzënë
Në muajin maj burime për revistën ‘Who’ konfirmuan se biondja seksi ishte në pritje të ëmbël për herë të parë pas shumë zërash të qarkulluar lart e poshtë. E në fakt në muajin shtator ajo solli në jetë dhe fëmijën e saj të parë, një djalë që e quajtën Amar.
3- EKSKLUZIVE / Dhurata më e bukur për ditëlindje, Arbana dhe Eduarti do të bekohen me një fëmijë
Në muajin maj Arbana konfirmoi lajmin se shumë shpejt do të bëhej sërish nënë me fëmijën e saj të dytë me partnerin, Eduart Grishaj. Në muajin tetor erdhi në jetë Dielli, i cili i solli edhe më shumë gëzim familjes së Arbanës dhe Edit.
4- Bora Zemani në “Top Channel”, zbulohet programi që do të drejtojë!
Në muajin shtator, pas spekulimeve të ndryshme, burime për ‘Who’ konfirmuan se Bora i dha fund eksperiencës televizive në ‘Tring’ me formatin ‘Treshat’ për t’u zhvendosur në ‘Top Channel’ në drejtimin e formatit të përditshëm ‘Përputhen’.
5- EKSKLUZIVE/ Pas 20 vitesh në ekranin e “Top Channel”, Alban Dudushi largohet drejt “Vizion Plus”
Një nga lëvizjet më të bujshme dhe të diskutuara ka qenë ajo e moderatorit Alban Dudushi drejt ‘Vizion Plus’ pas 20 vitesh në ekranin e ‘Top Channel’. Burime për ‘Revistën Who’ treguan se Albani ishte parë pranë ambienteve të ‘Vizion Plus’ me drejtuesit e televizionit, në të cilin tanimë drejton formatin ‘Spotlight’.
6- Ekskluzive/ Eneda Tarifa rikthehet në “Portokalli”
Pas largimit të Xhemi Shehut nga programi i humorit, emra të ndryshëm u përfolën se do të bëheshin pjesë ‘Portokalli’. Megjithatë emri i cili u rikthye ishte Eneda Tarifa, e cila e kishte drejtuar më parë për 6 vite ‘Portokalli’.
7- EKSKLUZIVE / Fatma i thotë PO Alfios dhe propozimi s’mund të ishte më romantik se kaq
Në ditën e ditëlindjes së Fatmës, Alfio vendosi ta surprizonte të dashurën e tij duke e propozuar për martesë, duke qenë se ceremonia e shumëpritur nuk është kremtuar ende. Payshim që Fatma i tha ‘PO’.
8- INTERVISTA DHE FOTOT EKSKLUZIVE / S’u bë virusi të lërë Hueydën pa martuar: Ajo sapo tha “PO”
Vetëm pak ditë më parë shoë girl shqiptar, Hueyda El Saied tha ‘Po’ përgjithomë me partnerin e saj, Thierry. Një dasmë minimaliste, pa të ftuar por me dashurinë e madhe të çiftit dhe Gabrielit të vogël./revistawho.com