Grupi Måneskin ka fituar ‘Eurovision’ duke u ngjitur në krye të klasifikimit me votimin e publikut me një total prej 524 pikësh.
Por krah gjithë komplimentave dhe dashurisë për energjinë rock të grupit, një video gjatë transmetimit ku shfaqet Damiano David, lideri i grupit duke ulur kokën në tavolinë, ka ngritur dyshimet se i riu ka qenë duke marrë drogë. Në video shfaqet Damiano teksa ul kokën mbi tavolinë dhe kolegu i tij i bën shenjë të çohet sapo sheh kamerën që shkon tek tavolina e tyre.
https://www.youtube.com/watch?v=wRLN34s2l7Y
Ama në intervistën për shtyp, lideri i Måneskin shpjegoi se nuk ishte duke marrë drogë dhe se ai nuk pi lëndë narkotike.
“Tomas theu një gotë me këmbën e tij dhe po e ndihmoja të pastronte mbetjet. Unë nuk përdor kokainë. Ju lutem mos e thoni atë gjë”, u shpreh italiani. Kjo akuzë nuk mund të vërtetohet dhe nuk ka prova reale veç videos që mbështet deri diku teorinë e fansave./revistawho.com