• youuinsttaaffccbb
TEST
Lajme

“Një vajzë aq e mençur…iu shkul zemra” – Miqtë e Kujtimit tregojnë për lidhjen që ai nuk e bëri kurrë publike

Ndarja nga jeta e kantautorit Kujtim Prodani preku shumë miq, kolegë e të gjithë publikun, por edhe dikë në veçanti, partneren e tij. Kujtimi nuk e bëri kurrë publike faktin që ishte në një lidhje dashurie dhe gjithmonë ka qenë i rezervuar për këtë pjesë, por sot miqtë e tij të ftuar në emisionin “Rudina”, kanë zbuluar se Kujtimi kishte dikë që e donte shumë e të cilës iu shkul zemra pasi mori lajmin e kobshëm.

“Mikesha e tij e zemrës ishte shok, e më pas u bë kritikja e tij më e mirë. Shumë nga ne e dimë se kush është, asaj vërtet i është shkulur zemra. Të jeni të sigurt që të gjitha kujtimet e tij, këngët e fundit, ka qenë ajo që e konsultonte, ajo ishte njeriu që në momentet e fundit shkëmbente mesazhet me miqtë, me shokët kur ai nuk fliste dot më. Ai ishte diskret sepse nuk donte që gjërat e tij t’i ndante me të tjerët dhe gjërat e tij të rëndësishme, ishin gjërat e tij. Ajo ishte një gjë e natyrshme, nuk ishe një gjë që e kërkoi apo ajo e kërkoi. Ajo është një vajzë aq e mençur dhe kishte një dashuri aq të madhe për Kujtimin sa nuk e ndryshoi Kujtimin. Nuk luftoi për ta ndryshuar Kujtimin që t’i thoshte… Domethënë kaq shumë e deshte dhe e do saqë nuk e ndryshoi. Madje ai miku ynë Adi Karakashi nga Italia atë ditë që humbëm Kujtimin tha ia puth duart asaj vajze për këtë Kujtimin e bukur që mbeti zemër gjerë gjithmonë”, tregoi skenaristja Alda Bida.