• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Një tortë në kushte karantine si e Jonidës, këngëtarja zbulon me disa foto si festoi këtë vit

Një ditë më parë, një nga këngëtaret më të dashura të ekranit shqiptar, Jonida Maliqi festoi ditëlindjen e saj mes shumë urimesh nga miqtë e saj më të ngushtë dhe fansat.

Ndërsa mbrëmjen e sotme, artistja ndau me ndjekësit disa foto nga festa e ditëlindjes ku ka zbuluar edhe tortën në kushtet e karantinimit.

Ashtu siç duket dhe nga foto, ëmbëlsira e ditëlindjes së Jonidës është një miks përbërjesh me biskota dhe ‘cheese cake’.

“Faleminderit vajza, ju bëtë ditën time. Ëmbëlsira më e mirë me biskota dhe ‘cheese cake’”, ka shkruar Maliqi krah postimit të fundit ku shfaqet e qeshur dhe krah mikeshave të saj.

Me siguri Jonida do ta mbajë mend për shumë gjatë këtë ditëlindje, e cila këtë vit e privoi nga festat e mëdha dhe tortat e porositura posaçërisht për ditën më speciale të saj./revistawho.com