• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Një tjetër trend që u përqafua shumë shpejt, ja kush janë vajzat e ekranit që bënë xing me të njëjtin model atletesh

Ato janë pa dyshim dy nga vajzat më me stil në Shqipëri dhe shumë të pëlqyera për kombinimet dhe tendencat që ndjekin. Bëhet fjalë për Lori Hoxhën dhe Jonida Maliqin të cilat duket se përqafojnë të parat trendet më të reja në veshje, përfshi këtu edhe modelet e atleteve.

Në fotot që vajzat kanë postuar së fundmi në rrjetet sociale shihen të mbajnë veshur të njëjtin model atletesh, madje edhe në të njëjtën ngjyrë, të cilat duken shumë verore dhe figurante.

Me shumë bindje mund të themi se ky model dhe ky kolor do të jetë tendenca e verës për të gjithë ata që adhurojnë komoditetin e tyre.\revistawho.com