• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Një tjetër surprizë për fansat, me kë artist shqiptar po bashkëpunon kësaj here Gashi?

Reperi i njohur shqiptar, Gashi ka lajmëruar prej ditësh publikimin e albumit më të fundit muzikor, i cili do të dalë në 7 gusht.
Megjithatë ajo që ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve, ka qenë postimi i fundit i Gashit.
Artisti ka lajmëruar se një prej këngëve të reja do të jetë në bashkëpunim me Pink Sweats dhe një nga shokët e tij të ngushtë që është një artist shqiptar.
Gashi nuk e ka zbuluar emrin e reperit shqiptar me të cilin do të sjellë bashkëpunimin ndonëse kurioziteti u ndjekësve ka qenë shumë i madh. Kujtojme se deri më tani, Gashi ka sjellë këngën ‘That’s mine’ në bashkëpunim me artistin shqiptar, Ledri Vula i cili u kthye menjëherë në hit./revistawho.com