Motra e Afërdita Dreshaj, Jehona ka tërhequr gjithmonë vëmendjen me tiparet dhe format fizike për të cilat ka marrë shumë komplimente të ndryshme në rrjetet sociale.
Megjithatë Afërdita na ka treguar me foton e fundit se Jehona është imazh dhe i firmës së njohur të rrobave në mbarë botën, e quajtur ‘Pretty Little Thing’.
Jehona ka pozuar me rroba gjumi ngjyrë rozë, e këtë moment Afërdita e ka ndarë në llogarinë e saj.
Epo nëse deri më tani keni pasur dyshime se ku tjetër e keni parë bukuroshen shqiptare, përgjigjen sapo e morët./revistawho.com