• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Një tjetër këngëtare e famshme ikën nga interneti, nuk ia del dot me gjuhë-nepërkat

Sidomos e zhgënjyer nga komentet plot urrejtje e dhunë të grave, të cilat e kanë detyruar këngëtaren e njohur italiane Loretta Goggi të zhduket nga rrjetet sociale.
Ka qenë performanca e saj
në skenën e “Seat Music Awards”, që është shoqëruar me shumë komente negative dhe dashakeqe ranë që çuan drejt këtij vendimi. Goggi u ngjit në skenën e Verona Arena, më 10 shtator 2021, për tu shpërblyer me mirënjohje në 40-vjetorin e “Maledetta Primavera”, këngë që e ka kënduar në vitin 1981 në Sanremo.

Fyerjet kanë qenë si për pamjen e jashtme ashtu edhe për playback. Loretta, përmes një postimi në Facebook, thekson se më shumë e kanë trishtuar komentet që vinin nga femrat, por ajo nuk ka ndërnend t’i lërë nepërkat të helmojnë jetën e saj./revistawho.com