Kim Kardashian dhe Kylie Jenner lajmëruan bashkëpunimin e tyre më të ri në produktet kozmetike nëpërmjet një fotoje në ‘Instagram’, e cila deri diku duket ikonike, si çdo foto tjetër e motrave. Megjithatë, fansat janë treguar symprehtë dhe kanë vënë re një detaj të çuditshëm në dorën e Kim-it, më saktë në gishtin e saj të madh. Shumica nuk do ta vinin re asnjëherë këtë detaj, mirëpo fansat e saj nuk i kanë kursyer komentet, të cilët më së shumti shkruanin: “Dora e Kim duket kaq e çuditshme”, “Çfarë problemi ka dora e saj”, etj. Për ato që ende nuk po e kuptojnë, gishti i madh i dorës së saj ka të njëjtën gjatësi si gishtat e tjerë. Kjo nuk është hera e parë që fansat e saj vënë re një dështim në ‘photoshop’, megjithatë si gjithmonë, Kim ka injoruar çdo koment negativ./revistawho.com
https://www.instagram.com/p/B1Eec0NA_bn/?utm_source=ig_web_copy_link