• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Një stiliste shqiptare drejt ‘Hollywood’, aktorja e famshme zgjedh veshjet e saj

Fjolla Nila është një nga stilistet më të suksesshme të momentit. Krijimet e saj pëlqehen shumë jo vetëm në Shqipëri, por dhe jashtë saj, për më tepër nga artistë të njohur. Këtë herë bëhet fjalë për një nga aktoret më të njohura të “Bollywood”, Aishwaraya Rai. Aishwaraya ka zgjedhur të veshë një fustan të punuar nga Fjolla dhe është cilësuar si veshja më e bukur e mbrëmjes, e cila nxirrte në pah edhe më shumë bukurinë e aktores. Edhe pse Fjolla ka shumë sukses në Shqipëri, “Bollywood” shënon fillimin e një karriere jashtë kufinjve. Së shpejti, veshjet e Fjollës do të mund t’i shohim edhe në “Hollywood”, në ceremoninë e ndarjes së çmimeve ‘Oscar’./revistawho.com