• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme, Pa kategori

Një projekt i ri sjell në Tiranë Lili Ismailin (FOTO)

Artistja e njohur e makeup-it, Lili Ismaili, u largua drejt SHBA-ve dy vite më parë për të nisur atje një jetë të re. Megjithatë kontaktet e shumta që ka në Tiranë me personazhe të njohur të botës së spektaklit dhe besimin që ata kanë krijuar tek Ismaili, bëjnë që ajo të rikthehet shpesh në kryeqytet për të ushtruar profesionin e saj. Ndërsa së fundmi, artistja e makeup-it ka zbuluar planet për një projekt të ri të sajin që e ka sjellë sërish në kryeqytet. Lili ka publikuar një foto teksa ndodhet në showroom-in e një prej bizneseve të mobilieve në vend, pa treguar më shumë detaje. Nëse ajo do të kthehet me një sallon të ri në Tiranë apo diçka tjetër, na mbetet të presim për ta zbuluar.