• youuinsttaaffccbb
TEST
2, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Një program plot të qeshura, zbulohet data se kur do të shfaqet projekti më i fundit nga Bora Zemani dhe vëllezërit Veshaj

Bora Zemani dhe dy aktorët e programit të humorit ‘Al Pazar’, Romeo dhe Donald Veshaj kanë zbuluar disa ditë më parë se shumë shpejt do të sillnin për publikun një program të ri të quajtur ‘3-shat’. Në promon e publikuar ata treguan se ky projekt do të shfaqet në platformën ‘Tring’ e do të jetë i ndërthurur me skeçe humori dhe intervista me personazhe të njohur nga estrada shqiptare.

Pas këtyre detajeve, të gjithë ndjekësit u bënë kureshtarë se kur do të shfaqej në ekran programi më i fundit, përgatitjet e të cilit kishin nisur. ‘Tring’ ka vendosur të zbulojë se ‘3-shat’ do të vijë për herë të parë në datë 4 korrik dhe do të transmetohet çdo të enjte në ekranin e ‘Smile’.

Kujtojmë se pas një rrugëtimi të gjatë në platformën ‘Digitalb’ dhe eksperiencës si moderatore krah Ardit Gjebreas në ‘Kënga Magjike 2018’, Bora ka vendosur së fundmi të jetë pjesë e ekranit pranë dy vëllezërve të njohur, të cilët kanë ditur gjithmonë të fitojnë vëmendjen e publikut me humorin e tyre./revistawho.com