• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Lajme

Një produkt shqiptar pushton ‘Vogue’, zgjidhet mes mijëra brandeve që ofron industria e bukurisë

‘ADA HERBS’ është përzgjedhur nga prestigjiozja ‘Vogue’, revista dedikuar bukurisë, modës, kujdesit për veten, e është renditur mes sugjerimeve për të gjithë lexuesit e botës. Kjo është hera e parë që përzgjidhet një kombinim vajor i ADA HERBS, mes miliona produkteve që ofron industria botërore. Brandi ‘ADA HERBS’ është tërësisht organik dhe formula origjinale është krijuar e prodhuar në Francë.

Nga ky promovim, u vu në dukje sa shumë është rritur cilësia e produkteve shqiptare, të cilat pa frikë, tani mund të depërtojnë me krenari në të gjithë botën, duke vendosur Shqipërinë në listën e vendeve nga ku dalin produkte cilësore. Kombinimi vajor për flokët u bë pjesë e listës së fundit promovuese të produkteve nga ‘Vogue’, drejtuesit e së cilës, përzgjedhin me shumë kujdes çdo sugjerim që japin për lexuesit e tyre.

‘ADA HERBS’ është themeluar nga dy motra shqiptare, të cilat kanë krijuar, formuluar dhe patentuar produktet, të cilat prodhohen në Francë. Përbërësit janë 100% organikë dhe të testuar dermatologjikisht. Kjo kompani ka në fokus kujdesin ndaj flokëve dhe lëkurës, duke shtuar gamën e produkteve çdo ditë, me risi që ecin në një hap me zhvillimet në këto fusha kudo në botë./revistawho.com