Semiha i sjell një klient shumë të rëndësishëm Serkanit. Ai është princ Sejmen, i cili fsheh një sekret shumë të madh. Sejmen është gati të bëjë gjithçka për të fituar Edën. Semiha dhe Ballxha bashkëpunojnë fshehtas dhe ndihmojnë Sejmenin për të arritur qëllimin e tij. Eda nuk është e vetëdijshme për synimet e këqija të Sejmen dhe as Serkan për qëllimet e këqija të Ballxhas. Me veprimete tyre Eda dhe Serkan do të thyejnë zemrat e njëri -tjetrit dhe do bëhen xhelozë, edhe pse pa dashje. Tensioni midis Serkanit dhe Edës përfundimisht çon në një shpërthim të madh që asnjëri prej tyre nuk e priste. Një shkëndijë ndez tensionin mes tyre dhe ajo që ndodh më pas do të bëjë që jeta e tyre të hidhet në një pikë që ata kurrë nuk e prisnin. Fati i bashkon sërish.