Pranvera ka mbërritur në të gjitha format e saj, dielli ka mbuluar pjesën më të madhe të vendit dhe pemët bashkë me lulet kanë çelur.
E si e tillë, të shumtë janë njerëzit që e shijojnë duke e kaluar kohën e lirë në natyrë, mes oksigjenit të pastër duke pushuar.
Miriam Cani, Argjentina Ramosaj, Xhemi Shehu kanë treguar se kjo fundjavë i ka gjetur pranë natyrës duke marrë energjitë e duhura nga ngjyrat e shumta të saj.
Me kalimin e javëve pritet që personazhet e njohur të hapin edhe sezonin veror, megjithatë prilli i ka bërë të shijojnë më shumë gjelbërimin dhe aromat e luleve./revistawho.com