• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Një postiere me biçikletë, Jennifer Aniston paska qenë një vajzë kaq e zakonshme!

Çfarë jete bënin të famshmit para se të ishin
të tillë, është një temë që përherë merr vëmendje maksimale. Ndoshta njerëzit ngushëllohen kur dëgjojnë se X apo Y ka qenë kamarier, pjatalarës, shitëse etj dhe besojnë se pale, edhe për ta, mund të ndrisë një ditë ylli i fatit të famës a suksesit. Jennifer Aniston ka qenë e fundit që na ka zbuluar një nga punët e saj para se të ishte aktore e famshme.
E ftuar në “The Tonight Show With Jimmy Fallon”, Aniston, zbuloi se me çfarë ishte marrë dikur.
“Unë kam qenë një postiere me biçikletë për një ditë në New York”, rrëfeu Aniston, e cila u transferua nga Los Angeles në New York kur ishte fëmijë.
“Kam punuar në një agjenci reklamash pas shkollës. Nëna ime punonte atje. Dhe për të fituar para shtesë, do të bëja punë të çuditshme. Dhe një ditë postieri i tyre thjesht nuk u shfaq” tha Aniston, e cila vijoi duke thënë se pasi e pyetën nëse mund të ngiste një biçikletë, ajo u bë postiere. Edhe pse vetëm për një ditë./revistawho.com