• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Një plan sekret po merr jetë, Beyonce ka menduar ribashkimin e grupit ku këndonte dikur

20 vite pas krijimit, Beyonce ka thurur një plan sekret për të ribashkuar grupin “Destiny’s Child”, një nga më të suksesshmit e të gjitha kohrave. Sipas ‘The Sun’, këngëtarja ka nisur lëvizjet për ta ribashkuar grupin, e frymëzuar nga Victoria Beckham e cila bëri bashkë ‘Spice Girls’ pak muaj më parë.

Beyonce ka kontaktuar me ish-anëtaret e grupit, Michelle Williams dhe Kelly Rowland, të cilat po udhëtojnë në Europë për t’iu bashkuar performancave të yllit të pop-it. Fansat janë që tani të emocionuar dhe pritet që performanca e “Destiny’s Child” të elektrizojë publikun si kurrë më parë. / revistawho.com