• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Një përvjetor martese si ky i Meghan dhe Harry-t ja bën zili të gjithëve, dyshja gjejnë formën më origjinale për të festuar

Pak ditë më parë, Meghan Markle dhe Princ Harry festuan përvjetorin e dytë të martesës. Dyshja nuk mundi të organizojë një festë duke qenë se kushtet e izolimit ja kanë privuar këtë fakt, megjithatë burime pranë tyre kanë treguar për ‘Bazaar’ se zgjodhën mënyrën më të mirë për të kujtuar ditën e dasmës së tyre.

Ata krijuan një festë të vërtetë duke u lidhur me miqtë e tyre me kamera në aplikacionin e ‘Zoom’ dhe duke pirë margarita. Burimet kanë shtuar se në këtë ditë speciale, Harry u kujdes t’i dhuronte Meghan një buqetë me lule dhe një unazë.

Ndonëse nuk mundën ta festojnë në të njëjtin ambient me njerëzit e tyre më të dashur, Meghan dhe Harry kanë kaluar një përvjetor po aq të lezetshëm sa viti i tyre i parë./revistawho.com