• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Një periudhë gëzimi dhe entuziazmi, Rovena Dilo i falenderon kështu dy bashkëpunëtorët e saj

Rovena Dilo u bë pjesë e festivalit të përvitshëm ‘Kënga Magjike 2019’ me këngën e saj të quajtur ‘Cinderella’ në bashkëpunim me dy djemtë e talentuar Hitman dhe Rolla. Me anë të një postimi në ‘Instagram’, këngëtarja ka zgjedhur t’i falenderojë të dy artistët për energjinë e dhënë gjithë këto kohë.

“Këto tre muaj kanë qenë një periudhë gëzimi dhe entuziazmi për mua, në sajë të bashkëpunimit, profesionalizmit, korrektësisë dhe origjinalitetit tuaj @hitman2br @rolla2br Ju dua djema”, ka shkruar Dilo bashkangjitur fotos shkëputur nga netët live të ‘Kënga Magjike’. Kujtojmë se ‘Cinderella’ u prit mjaft mirë nga publiku dhe tashmë numëron mijëra klikime në kanalin e ‘Youtube’./revistawho.com