• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme, Lart e poshtë

Një partnere si Fatma Methasani, moderatorja tregon si ka mbështetur Alfion në realizimin e ëndrrës më të madhe

Në 21 janar dy shefat e njohur, Alfio dhe Indriti, pritën në “shtëpinë e tyre të re” të gjithë miqtë dhe njerëzit e afërt. Ata finalizuan me sukses hapjen e një restoranti, të cilin vendosën ta quanin “Kripë dhe Piper”. Në eventin e hapjes së restorantit nuk mund të mungonte edhe partnerja e Alfios, moderatorja Fatma Methasani, që ka qenë mbështetja më e madhe për shefin e njohur.

Në një prononcim për mikrofonin e emisionit “Lart e Poshtë”, Fatma ka treguar se ndihet shumë krenare për Alfion dhe Indritin, sepse se ka qenë dhe vetë pjesë në çdo hap të projektit. Ajo ka rrëfyer se i ka ndihmuar djemtë me gjithçka, madje shpeshherë ka bërë dhe gjëra që nuk i kishte menduar kurrë. “Kam bërë edhe taksinë sa herë që ata kanë harruar diçka. Merresha edhe me hidraulikun, kam bërë gjëra që se mendoja se do i bëja, por do i bëja për çdo njeri të talentuar si Alfio dhe Indriti”, – është shprehur moderatorja. Ajo ka treguar se ka insistua jo vetëm në hapjen e restorantit, por edhe në vendosjen e një emri në gjuhën shqipe. Fatma ka rrëfyer se gjatë kësaj kohe ka pasur edhe momente irritimi mes saj dhe Alfios, kur ky i fundit i bërtiste edhe pa shkak. Moderatorja ka thënë se është e sigurt që restoranti do të ketë sukses, sepse është diçka që nuk është parë më herët në Shqipëri. /revistawho.com