• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Një nga djemtë më tërheqës të showbiz-it sapo ju shtua listës së bjondëve!

Së fundmi një trend i ri ka prekur një pjesë të personazheve publikë shqiptarë, por këtë herë nuk bëhet fjalë për femrat. Këngëtarët shqiptarë kanë dekoloruar flokët duke ndryshuar drastikisht pamjen dhe listës i është shtuar sot edhe Alban Ramosaj. Bukuroshi i ekranit, ka zgjedhur këtë mënyrë për të bërë një ndryshim tek vetja dhe duket shumë bukur.

Ka qenë vetë këngëtari ai që ka publikuar një foto para pasqyrës gjysmë i zhveshur dhe ka treguar pamjen e re. Komentet kanë qenë të shumta nga fansat e tij dhe duket se përgjithësisht ky ndryshim është pritur mirë.

Kujtojmë se së fundmi, Albani ka qenë më shumë se kurrë në qendër të vëmendjes pas pjesëmarrjes në ‘Love, Likes, Tirana’, një serial për të rinj që transmetohet në ‘Youtube’ të martave mbrëma. /revistawho.com