• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Një mini-Kylie në ‘Instagram’, Stormi vesh fustanin e famshëm të mamasë së saj

Prej disa kohësh, biznesmenja më e vogël e familjes Kardashian-Jenner është bërë nënë e një vajze të quajtur Stormi. Kylie duket se ka një marrëdhënie tepër të ngushtë me të, e shihen gjatë gjithë kohës të pandara. Së fundmi Kylie ka publikuar në rrjetin social ‘Instagram’, disa foto shumë të veçanta të vajzës së saj, veshur në një mini-fustan identik si ai i mamit të saj në mbrëmjen e “Met Gala”, disa muaj më parë. Ajo ka vendosur dhe një paruke bionde për të plotësuar kombinimin e nënës së saj e duket tamam si një mini-Kylie. Mesa duket modelja ka vendosur të përqëndrohet më tepër tek familja e saj, e t’i lërë pas krahëve thashethemet mbi lidhjet e saj të reja si Drake apo Tyga.