• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Lajme

Një mësues pushohet nga puna për shkak të Britney Spears

Një mësues zëvendësues në Texas është pushuar nga puna pasi u dha fëmijëve një lëndë jashtë programit për të kënduar hite të Britney Spears.

Ai ka kënduar në klasë “Toxic”. Një nxënës e regjistroi me video të fshehtë performancën dhe mësuesi është përballur me masa disiplinore.

Babai i djalit që regjistroi videon tha se incidenti ishte vërtet i çuditshëm, por sipas tij se shkolla e trajtoi atë në mënyrë korrekte.

“Ishte një situatë pak konfuze. Ne nuk e dinim se për çfarë bëhej fjalë derisa djali ynë na shpjegoi se çfarë ishte. Po, ne ishim pak të mërzitur që një mësues zëvendësues nuk do të kujdesej për mësimin e klasës dhe thjesht do të bënte diçka për veten e tij. Dhe, po, mendoj se mësuesi duhet të ishte hequr nga klasa”, ka thënë prindi i njërit prej nxënësve për The Post./revistawho.com