Ditën e sotme këngëtari i njohur kosovar, Sabri Fejzullahu, feston ditën e lindjes. Ai ka marrë urime të shumta nga ndjekës, kolegë dhe sigurisht nga njerëzit më të dashur. Edhe Ariana, nusja e tij, ka vendosur ta urojë publikisht duke treguar kështu edhe raportin perfekt që ka me vjehrrin e saj. “Urime ditëlindjen babi, je shembulli i të gjithëve neve, të paqim gjithmonë”, shkruan Ariana krahas fotos me këngëtarin. Ky urim tregon se jo gjithmonë marrëdhënia e nuses me vjehrrin është formale, por ekzistojnë edhe raporte të tilla kaq të lirshme e njëkohësisht plot respekt.