• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Lajme

Një libër i ri plot zbulime: Pse Frank Sinatra besonte se Marilyn Monroe është vrarë?

Tony Oppedisano, mik i ngushtë dhe menaxher i Frank Sinatra-s ka publikuar së fundmi një libër për jetën e artistit të njohur nga e gjithë bota. Një prej pikave më kulminante të tij ishte dhe raporti me Marilyn Monroe. Sipas ‘People’, Frank Sinatra ka qenë mik i ngushtë i Marilyn Monroe, por asnjëherë më shumë se aq. Ama që prej vdekjes së saj, një teori e ka përndjekur gjithë jetën Sinatra-n.

Konkretisht bëhet fjalë për faktin që Frank mendonte se mikesha e tij ishte vrarë dhe nuk ka vdekur rastësisht nga një mbidozë droge siç thuhet.

Siç shpjegohet në libër, Marilyn ka ndërruar jetë pak kohë pasi u zbulua lidhja e saj me John F. Kennedy dhe Robert F. Kennedy. Asokohe, megjithëse e lënduar nga gjithë çfarë u bë publike për jetën e saj private, aktorja qe larguar për disa ditë pushimi me ish-bashkëshortin, e pas tyre pati njoftuar që do jepte një deklaratë për shtyp. Media bëri me dije asokohe që kjo dalje për shtyp do zbulonte të vërtetat e Monroe për raportin me John F. Kennedy dhe Robert F. Kennedy.

Por e vërteta ishte ndryshe dhe Sinatra e dinte. Në libër shkruhet se Monroe kishte vendosur të lajmëronte ribashkimin me ish-bashkëshortin. Por dyshimet se emri i Kennedy-s do përlyej, sipas Frank sollën vdekjen e ikonës së viteve ’60. “Nëse ai njoftim nuk do dilte në media, ajo do ishte gjallë”, mësohet të ketë thënë Sinatra.

Megjithëse libri “Sinatra and me in the wee small hours” jep detaje të tilla, pjesa më e madhe e tyre nuk mund të vërtetohen, ama fansat janë shumë të surprizuar nga të pathënat dhe teoritë konspirative morën jetë sërish./revistawho.com