Konkurrentët të cilët janë larguar nga “Përputhen” vazhdojnë të komentohen edhe jashtë programit e tashmë kanë marrë një vëmendje të madhe në hapësirën e showbizit. Tea dhe Bearti, dy ish-konkurrentët që bënë bujë pas zbulimit të lidhjes së tyre, sot po përflitet se janë fejuar.
Lajmet për një fejesë të çiftit kanë nisur pas publikimit të një fotoje ku Tea mban një unazë fejese. Vetë Tea dhe Bearti nuk kanë reaguar ende.
Kemi një lajm edhe nga dy ish-konkurrentët e tjerë: Melisa dhe Andi. Këta të dy përfliten se janë bashkë, por deri tani nuk kanë pranuar gjë. Ndërkohë fotot ku janë parë në shoqërinë e njëri-tjetrit, apo me rrobat e njëri-tjetrit kanë bërë që thashethemet të vazhdojnë. Dhe ja sot është vënë re se Melisa ka veshur këmishën e Andit në një prej fotove të publikuara në rrjete sociale.
Për kapuçin, ish-konkurrentja tha se ia ka falur Andit, po për këmishën ç’do thotë? Mbetet për t’u parë!